Ardit Gjebrea, artist dhe një nga personalitetet e televizonit në Shqipëri, ka reaguar për zjarrvënien e qëllimshme në vendin tonë.
Duke treguar një histori të vërtetë mes shqiptarësh, Arditi shkruan;
Gjithashtu Gjebrea ka publikuar në Instagram një foto ku shihet një pyll që digjet në zonën e Korçës.
“Ja zjarret në Grabovicë (Korçë) dhe i vënë qëllimisht!!! Diku – sepse u duhet për qymyr, diku tjetër – që ta zënë më pas tokën, diku – se janë të çmendur dhe të papërgjegjshëm dhe kudo – se nuk i rrasin brenda!!!”, përfundon Arditi.
Situata e zjarreve është bërë alarmante në të gjithë globin, ku mijëra pemë e sipërfaqe gjigande po bëhen shkrumb e hi, herë nga papërgjegjshmëria e herë nga babëzia e njeriut për të zotëruar gjithçka.