E TMERRSHME/ Nëna i merr jetën foshnjës duke i dhënë vodka – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Nëna i merr jetën foshnjës duke i dhënë vodka

E TMERRSHME/ Nëna i merr jetën foshnjës duke i dhënë vodka

Një nënë ka kryer një krim të rëndë duke i marrë jetën foshnjës së saj, pasi donte të argëtohej gjatë festave dhe nuk kishte kush të kujdesej për të. Autoritetet ruse janë duke hetuar nënën, e cila i dha vodka djalit së saj për të fjetur dhe vrarë atë.

Nadezhda Yarch, nënë e foshnjës 8 muajshe, e çoi vogëlushin në spitalin lokal të Shebekinos, pasi vuante nga një infeksion.

Mjekët i thanë asaj se, Zakhar duhet të shtrohej në spital, por ajo nuk u bind, dhe u tha atyre se do të kujdesej në shtëpi. Brenda një jave ajo shkoi në spital katër herë, por kurrë nuk pranoi shtrimin e vogëlushit, me pretendimin se nuk donte të kalonte festat në spital.

Siç shkruan Daily Mail, nëna donte të kalonte disa momente të lumtura në një party kështu që ajo vendosi t’i jepte vodka fëmijës së saj për të fjetur. Burimet thanë se ajo nuk i dha vetëm një herë vodka, por e bëri atë në mënyrë të përsëritur. Kjo gjë i mori jetën vogëlushes. Autoritetet e policisë kanë filluar hetimet ndaj nënës dhe të dashurit të saj, i cili ishte në dijeni të veprimeve të Yarch, por nuk bëri ansjë gjë.