DO MARRË PJESË NË…/ Arsyeja prekëse shtyn Mbretëreshën Elizabeth të thyejë protokollin mbretëror – AlpeGossip
DO MARRË PJESË NË…/ Arsyeja prekëse shtyn Mbretëreshën Elizabeth të thyejë protokollin mbretëror

DO MARRË PJESË NË…/ Arsyeja prekëse shtyn Mbretëreshën Elizabeth të thyejë protokollin mbretëror

Mbretëresha Elizabeth deri më sot ka ndjekur me përpikmëri rregullat e protokollit mbretëror, por siç duket tani duhet të thyejë njërin prej tyre.

Së fundmi “Daily Mail” ka mësuar se mbretëresha do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një prej shërbëtoreve të saj, që i ka qëndruar pranë për 40 vite. Kjo ngjarje e papritur e ka prekur thellë mbretëreshën, ndaj ka vendosur që të jetë e pranishme në ditën e varrimit.

Mbretëresha e ka të ndaluar të marrë pjesë në të tilla raste, sepse ajo nuk duhet të jetë në fokus apo në qendër të vëmendjes.

Mbretëresha Elizabeth ka qenë shumë e afërt me shërbëtoren e saj, Annette Willkin, që ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare. Madje mbretëresha e lejoi shërbëtoren të qëndronte në një shtëpi në Windosr, për të qenë sa më pranë saj.

Në përgjithësi Mbretëresha Elizabeth merr pjesë vetëm në ceremonitë mortore të miqve të saj të ngushtë, pjesëtarëve të familjes ose drejtuesve të lartë të shtetit. Në raste të tjera ajo dërgon përfaqësues të saj, prandaj nuk pritej që këtë herë të merrte vetë pjesë në varrimin e Annette Wilkin.