“LUIZI E MERITON FITOREN”/ U përball ‘kokë më kokë’ në finalen e Big Brother, Krist Aliaj: Banorët e donin për… – AlpeGossip
“LUIZI E MERITON FITOREN”/ U përball ‘kokë më kokë’ në finalen e Big Brother, Krist Aliaj: Banorët e donin për…

“LUIZI E MERITON FITOREN”/ U përball ‘kokë më kokë’ në finalen e Big Brother, Krist Aliaj: Banorët e donin për…

Ish-fnalisti i “Big Brother Vip”, Kristi Aliaj ka folur së fund,i për eksperiencën e tij në shtëpinë e famshme dhe raportin me Luiz Ejllin.

Teksa ishte i ftuar në “Wake Up”, Kristi u shpreh këngëtari e kishte të merituar fitoren. Sakaq ai tregoi se Luizi i vuri të gjitha karta në tavolinë dhe ishte përgatitur shumë për këtë spektakël pasi ishte shansi i tij i fundit.

Më tej ish-banori theksoi se i vinte keq për Luizin pasi të gjithë banorët e rinj që hynin brenda e donin për interes.

Pjesë nga biseda

Mendon që Luizi e meritonte fitoren?

Kristi Aliaj: Po.

Për çfarë arsye?

Kristi Aliaj: Luizi e meritonte fitoren vetëm për një arsye dhe këtë e them si belg, ishte përgatitur shumë. E kishte kuptuar situatën që mund të krijohej aty. Kishte nevojë. Ishte shansi i fundit i atij. Po të dështonte këtu do ishte në një pozitë shumë të rëndë. I vuri të gjitha kartat në tavolinë, nuk mbajti asgjë ai.

A pati ndonjë moment që banorët e tjerë u dorëzuan para Luizit?

Kristi Aliaj: U dorëzuan të gjithë. Edhe unë kisha momente dorëzimi në tentativë. Unë e kuptova çfarë impakti kishte jashtë. Unë e kuptoja tek banorët se si i përuleshin. Dinin gjëra që nuk i thoshin. I komunikonin në mënyrë indirekte. Të gjithë ishin vetëm për interes dhe asgjë tjetër. Më vinte gjynah për Luizin se e trajtonin në një mënyrë të tillë. Kurse unë me atë isha më i vërtetë, nuk shikoja interes te ai.