KORONAVIRUSI/ Shokon aktorja e famshme: Epo njerëzit edhe do vdesin, ç`ti bësh (pastaj kërkon falje) (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Shokon aktorja e famshme: Epo njerëzit edhe do vdesin, ç`ti bësh (pastaj kërkon falje) (FOTO)

KORONAVIRUSI/ Shokon aktorja e famshme: Epo njerëzit edhe do vdesin, ç`ti bësh (pastaj kërkon falje) (FOTO)

Në këto kohë izolimi, frike dhe pasigurie, shumë personazhe të njohur kanë përdorur rrjetet sociale për të sensibilizuar njerëzit mbi nevojën që ekziston në një moment si ky për distancim social.

Ata nuk kanë ngurruar të tregojnë eksperiencat e tyre, sic ishte rasti i aktorit të famshëm Idris Elba, që rezultoi i prekur nga koronavirusi.

Por në mesin e mesazheve të solidarizimit, stononte krejtësisht ai i aktores Vanessa Hudgens.

“Deri në korrik është një budallallëk i madh. Më vjen keq, por është një virus, e kuptoj. E respektoj.

Po ndërkohë them, tani, nëse infektohemi të gjithë, njerëz do të vdesin.

E tmerrshme është, por s`ke c`i bën!”, shkroi ajo.

Mesazhi ngjalli polemika të mëdha pasi shumë ndjekës e përshkruan mesazhin e Hudgens si “ të tmerrshëm” dhe të “ pashpirt”.

Aktorja u detyrua të kërkonte ndjesë e u justifikua duke thënë se fjalët e saj ishin nxjerrë nga konteksti.