A JE PENDUAR PËR HUMBJEN E VIRGJËRISË? Rudina Dembacaj shpjegon detajet – AlpeGossip
A JE PENDUAR PËR HUMBJEN E VIRGJËRISË? Rudina Dembacaj shpjegon detajet

A JE PENDUAR PËR HUMBJEN E VIRGJËRISË? Rudina Dembacaj shpjegon detajet

Moderatorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj, së fundmi është pronocuar për një temë shumë personale, siç është ajo e humbjes së virgjërisë.

Aktorja, e ftuar në emisionin, “Late Night Show”, në TV “Ora News”, është pyetur nga Kastro Zizo nëse është penduar që ka humbur virgjërinë, ndërsa Rudina është shprehur: ” Jo nuk kam pendesa. Jam njeri që bëj plane dhe nuk pendohem për atë që kam kaluar. Më zgjat maksimumi 3 orë dhe them pse ndodhi kjo dhe nuk ndodhi ajo. Jam e lumtur me jetën time deri tani”.
Kastro ka vazhduar më tej duke i thënë: “Nuk vuan fare domethënë? Se ke deklaruar dikur që ke pendesë humbjen e virgjërisë?”.

“Unë vuaj për njerëzit e dashur, bëj pak më shumë se ç’duhet herë pas here. Jo se nuk më rikthehet, por vuaj edhe detajet e më të vogla që duhet t’ia lë atyre ta vuajnë. E përsa i përket pendesës në lidhje me virgjërinë, jo por kush e di çfarë kam pirë kur e kam thënë”,- është shprehur Rudina duke qeshur.