Pak ditë më parë Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli konfirmuan lajmet se ata do të jenë moderatorët e rinj të emisionit të mëngjesit në Ora News. Arjola dhe Kelvi postuan foto gjatë nënshkrimit të kontratës duke u shprehur të lumtur për këtë ekperiencë të re.
Ditën e sotme Arjola dhe Kelvi kanë zbuluar surprizën e rradhës. Regjisor i emisionit do të jetë Bojken Lako. Kur ke regjisor Bojken Lako dhe nderkohe qe ben plane ke ne sfond “Merre stresin leeehte…”, shkruan Kelvi.
Ndërsa Arjola e filmon Bojkenin në korridorin e Ora News duke njoftuar se ai iu bashkua ekipit të tyre.
Kujtojmë që emisioni i mëngjesit në Ora News drejtohej nga Dajana Shabani dhe Besmir Metani. Me anë të një postimi në Instagram Dajana u shpreh se atë nuk e ka zëvendësuar askush, por ishte vendimi i saj për tu larguar, gjë që shkriu të gjithë grupin e emisionit.












![Albani di sesi të jetë në top-formë, ja si e nis ditën [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/albanoo-400x362.jpg)







