ARSYEJA/ Ja të gjithë rrobat që urren i dashuri i kësaj vajze (FOTO) – AlpeGossip
ARSYEJA/ Ja të gjithë rrobat që urren i dashuri i kësaj vajze  (FOTO)

ARSYEJA/ Ja të gjithë rrobat që urren i dashuri i kësaj vajze (FOTO)

Të të kritikojnë veshjet s’përtypet kollaj, por është akoma më e vështirë kur t’i kritikon dikush që e do shumë. Ama, një njëzetë e diçka vjeçareje në Londër, komentet sarkastike të të dashurit nuk e bënë të ndihet keq. Krejt e kundërta. E frymëzuan.

Olivia Jackson, menaxhere marketingu nga Londra, themeloi blogun “Clothes My Boyfriend Hates” (Rroba që urren i dashuri im) dhe një faqe në Instagram me të njëjtin emër. Për momentin, Instagrami ka mbi 49 mijë ndjekës.

Në një prononcim për Insider, Olivia tregon se përmes blogut e Instagramit, synon të fuqizojë gratë dhe vajzat që e ndjekin.

“Doja dhe dua të fuqizoj gratë që më ndjekin që vishen për veten dhe jo për të tjerët,” shpjegon ajo. “Më shkruajnë rregullisht gra dhe më falenderojnë për frymëzimin që u fal, që i nxis të tregohen më guximtare me veshjet që zgjedhin. Kam ndërtuar një komunitet pozitiv grash që vishen për vete.”

donjëherë, ndjekësit e saj supozojnë se i dashuri i Olivia-s është kontrollues apo abuziv për gjërat që ajo vesh, por e vërteta s’është aspak kështu. “Përtej komenteve sarkastike, i dashuri më mbështet pavarësisht veshjes që kam zgjedhur atë ditë,” shpjegon Olivia.

Sipas saj, i dashuri tashmë i famshëm ka sens të paparë humori dhe e mbështet tërësisht. Madje blogu i saj i duket goxha i lezetshëm.

Duke qenë se vetë e gjeti vetëbesimin duke guxuar çdo ditë nga pak, me një aksesor a një palë këpucë të pazakonta, Olivia u jep të njëjtën këshillë vajzave që e ndjekin. “Rrezikoni dhe njerëzit do t’ju duan më shumë.”