BIETA SULO KTHEHET PAS NË KOHË/ Moderatorja publikon foton e ëmbël nga fëmijëria e saj – AlpeGossip
BIETA SULO KTHEHET PAS NË KOHË/ Moderatorja publikon foton e ëmbël nga fëmijëria e saj

BIETA SULO KTHEHET PAS NË KOHË/ Moderatorja publikon foton e ëmbël nga fëmijëria e saj

Që prej shtatorit Bieta Sulon e kemi parë të drejtojë emisionin e pasdites në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Ftesë në 5’. Moderatorja publikon herë pas here foto nga puna në llogarinë e saj në ‘Instagram’, por jo vetëm. Shpesh ajo ndan me të gjithë momentet më të bukura me familjen e saj, krah Kroit dhe Albanit.

Së fundmi Bieta ka publikuar një foto të sajën në ‘Instastory’ ku dallohet se është në moshë të vogël. Ajo çfarë bie në sy është vendi dhe sandalet që Bieta ka veshur. Mesa duket Sulo është kthyer pas në kohë me këtë kujtim të veçantë nga fëmijëria e saj.

Kujtojmë se Bieta ka publikuar rrallëherë foto të hershme të sajat, megjithatë ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ëmbëlsinë e saj.