VALDRIN SAHITI FESTON DITËLINDJEN/ Bashkëshortja e uron dhe i kërkon falje (FOTO) – AlpeGossip
VALDRIN SAHITI FESTON DITËLINDJEN/ Bashkëshortja e uron dhe i kërkon falje (FOTO)

VALDRIN SAHITI FESTON DITËLINDJEN/ Bashkëshortja e uron dhe i kërkon falje (FOTO)

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti 6 muaj më parë u bekua me një vajzë. Pas lindjes së saj, Valdrini nuk ka reshtur asnjë moment së treguari se e vogla Bella për të është personi më i rëndësishëm. Sigurisht pas ardhjes në jetë të vajzës, gjërat kanë ndryshuar shumë për stilistin dhe bashkëshorten e tij, duke qenë se ata duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe Bellas.

Madje siç duket atyre u duhet që derisa vogëlushja të rritet të heqin dorë nga disa zakone. Ditën e sotme, Valdrini feston ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij krahas urimit i ka kërkuar falje që nuk mund të realizojnë këtë vit udhëtimin e zakonshëm për ditëlindjen e tij. “Edhe 100 vjet për dashurinë e jetës sime. P.s. më fal që udhëtimi i ditëlindjes kësaj radhe ishte i pamundur, pasi në jetën tonë kemi një mrekulli që do përkujdesje, por në mundësinë e parë do ta kompensoj. Të dua”, – ka shkruar Edita krahas një fotografie me Valdrinin. Stilisti shqiptar me shaka ka thënë se nuk e di nëse do e fali dhe ka shtuar se ajo dhe Bella janë gjithçka për të.