Nevina Shtylla ka qenë një nga moderatoret më të komentuara gjatë këtyre muajve pas lajmeve se nuk do ta prezantonte më “Jo vetëm modë”. Vetëm pak kohë më parë u zbulua se Nevina do të bëhej pjesë e “Proçesit sportiv” dhe sot ajo prezanton krah Edi Manushit.
Mirëpo në qershor të këtij viti, e ftuar në “Pop Culture”, Nevina u shpreh se një emision sportiv nuk do ta prezantonte kurrë, një deklaratë që bie ndesh me angazhimin e saj sot në “Proçesin sportiv”.
E pyetur nga Dojna Mema në “Pop culture” nëse ka një format që nuk do ta prezantonte kurrë, Nevina ka zgjedhur formatet standarte të futbollit. “Unë personalisht deri më sot nuk i kam pranuar sepse nuk jam e prirur ndaj futbollit dhe e di që do ndodhesha artificialisht në një format të tillë. Do ishte një sforco shumë e madhe. Sidomos femrat që nuk janë eksperte të këtij sporti.
Do mbetesh gjithmonë ajo vajza e bukur që je plotësuese e atij mashkullit që të kanë vënë në krah që është ekspert i futbollit. Sado që të mundohesh nuk do të shohin asnjëherë si të barabartë, as teleshikuesit, as të ftuarit kështu që do të ishte pak e lodhshme për mua. Do gjykohej kjo pjesa: Është një vajzë e bukur prandaj është aty”, është shprehur Nevina.