Rikthehet fenomeni muzikor West Side Family/ Projektet e reja …. – AlpeGossip
Rikthehet  fenomeni muzikor West Side Family/  Projektet e reja ….

Rikthehet fenomeni muzikor West Side Family/ Projektet e reja ….

West Side Family një fenomen muzikor, tingujt që bënë çdo të ri të këndonin vargjet dhe të kërcenin me to.
Pa Dr.Florin, Landi dhe Miri po punojnë shumë, edhe pse rikthimi nuk ishte i thjeshtë, asgjë nuk ishte si më parë dhe ata kishin nevojë për pak kohë, lidhja e tre djemëve të WSF ishte shpirtërore dhe e papërsëritshme.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, Landi dhe Miri rrëfyen për planet e tyre, projektet e reja dhe jetën e tyre private. Për projektet e reja që do të sjellin për publikun ata u shprehën: “jemi duke punuar me dy projekte, ku njëri do të përfundojë dhe mund të vijë për publikun në fillimin e muajit prill. Do të jetë këngë ritmike, me qëllim që të rinjtë të gëzohen e të kërcejnë, siç bëjnë gjithmonë me muzikën tonë. Jemi entuziastë për këngët e reja që do të sjellim, duam të mbajmë gjallë kujtimin e Dr,Florit, pa të asgjë nuk është si më parë, por në do përpiqemi që tek publiku të përcjellim të njëjtin emocion”.
Kur u pyetën nëse do të ketë një pjestar të ri në WSF, Landi u përgjigj kështu:” nuk ka një të tillë. Sepse ne ishim një dhe ashtu jemi, ky grup nuk do ishte krijuar nëse njëri nga ne nuk do të ishte, krijimi, pasioni e dashuria jonë ishte e madhe, ndaj muzika jonë ishte e tillë”.

Përtej jetës së koncerteve, të muzikës, studiove Landi dhe Miri bëjnë një jetë të qetë, Landi ka vite që jeton me vajzën e tij të jetës në Tiranë. Miri ka vite që jeton në Gjermani me familjen e tij dhe përkujdeset për vajzën e tij të vogël, të cilën e do shumë.