“DIKUR TË KAM DASHUR, ENDE TË DUA”/ Me kë e ka vallë Bleona Qereti?! (FOTO) – AlpeGossip
“DIKUR TË KAM DASHUR, ENDE TË DUA”/ Me kë e ka vallë Bleona Qereti?! (FOTO)

“DIKUR TË KAM DASHUR, ENDE TË DUA”/ Me kë e ka vallë Bleona Qereti?! (FOTO)

Bleona Qeretin e kemi parë gjithmonë si vajzën e fortë, që shkoi e vetme në Amerikë për të bërë një karrierë atje dhe ja doli.

Bleona ka qenë një nga këngëtaret më rebele përsa i përket mentalitetit shqiptar. Ajo është ‘zhveshur’ dhe ka dalë krejtësisht esktravagante në klipe që në vitet 2000, kur vajzat e moshës së saj kishin komplekse të jashtëzakonshme.

Por ditën e sotme Bleona është bërë nostalgjike. Ajo ka publikuar një foto ku shihet në xhirimet e klipit “Monster” dhe krahas saj shkruan një shprehje: “Nuk kam asnjë grimcë urrejtjeje në zemrën time për ty, nëse të kam dashur më parë…unë ende të dua. Kështu që qëndro larg nga unë!”

Më tej ajo shpjegon se kjo është një shprehje nga kënga “Monster”, po ju si mendoni, i drejtohet dikujt Bleona me këto fjalë?!