“MË KA MARRË NË 2 TË NATËS…”/ Ritvana nuk ja përton Argjendit: Do ta filmoja… – AlpeGossip
“MË KA MARRË NË 2 TË NATËS…”/ Ritvana nuk ja përton Argjendit: Do ta filmoja…

“MË KA MARRË NË 2 TË NATËS…”/ Ritvana nuk ja përton Argjendit: Do ta filmoja…

Ritvana dhe Argjendi ishin çifiti tek i cili mendohej të kishin filluar shkëndijat e para në Për’puthen 3. Ama mesa duket dhe te ky çift gjërat po përçahen, pasi Ritvana nuk i pëlqen fare sjelljet e Argjendit.

“Argjendi më ka marrë në 2 të natës, ka dashur të takohemi. Mendova se atë ditë ka pasur takimin me Mikelën dhe i thashë po për provokim, por nuk u takuam. Mendoj se Argjendi po bën një lojë të pistë, ja kam thënë veçantë, por po ja them dhe këtu. Mban aleanca, do ta ketë mirë me të gjitha. Madje doja dhe ta filmoja nëse do vinte.”,- rrëfeu Ritvana.

“Unë e kam marrë, sepse në Tiranë jetoj vetëm dhe po ndihesha i vetmuar. Njerëz jemi, nuk njoh njeri në Tiranë dhe nga ata që njoh Ritvanën e kam shumë xhan. “,- tha Argjendi.

Nga ana tjetër ndërhyn dhe Mikela duke thënë:

Po ti pas atij takimi që ke bërë me mua ke marrë këtë. Ça po pret ti që njëra të ta lëri?

Argjendi nuk ja përton duke thënë:

“Po normal se ne për këtë punë jemi këtu. Unë ju pëlqej të dyjave njësoj. Nuk mund të bëj asnjë dallim deri tani. “

Bora e mbyll këtë situatë duke e quajtur si moment rrëfimesh midis konkurrentëve.