SHKUAN TEK KLANI/ Por kujt i mungon më shumë “Vizion Plus”-i Orindës apo Turjanit? – AlpeGossip
SHKUAN TEK KLANI/ Por kujt i mungon më shumë “Vizion Plus”-i Orindës apo Turjanit?

SHKUAN TEK KLANI/ Por kujt i mungon më shumë “Vizion Plus”-i Orindës apo Turjanit?

Turjan Hyskon e ka marrë malli më shumë se Orinda Hutën për televizionin “ Vizion Plus”.

Moderatori kishte 14 vjet që punonte me “Vizion Plus”, dhe sigurisht që shkëputja ishte e vështirë për të.

Bashkëshortja e tij Orinda Huta tha sot në BECAFFE, se ajo vetë ka qenë me e larguar se Turi nga televizioni në fjalë dhe ndoshta kjo është arsyeja përse atij i mungon më shumë.

“Unë kam qenë më e larguar, Turjani ishte më flamiljar me të”, tha Orinda.

Pak kohë më parë, Turi u shpreh se e vetmja arsye përse u largua nga “Vizion Plus” është sepse donte të sfidonte veten dhe madje nuk e ka menduar aspak riskun e dështimit që mund të sjellë kjo gjë:

“Unë lëviza nga një vend ku kisha të gjithë komoditetin, gjithë mirësinë, gjithë dashurinë rreth e rrotull, nga zona ime e komfortit. Aty nuk ka qenë zonë komforti, aty e kam fituar dhe në këtë sens lëviza për adrenalinë dhe për sfidë. Pastaj kur i hyn sfidës gjithmonë ka një risk dështimi dhe këtë nuk e kam menduar gjatë”, tha ai.