Rreth 1 muaj më parë Nora Istrefi në bashkëpunim me Mixey, hodhi në treg këngën e saj më të re ‘As ni gote’. Ashtu si çdo herë tjetër, Nora dukej thjesht mahnitëse në klipin në ri me linjat perfekte trupore. Megjithatë fansave të saj u tërhoqën shumë vëmendjen lëvizjet provokative të Norës. Madje një pjesë ishin kundër, duke e akuzuar sepse një nënë nuk mundet të kërcejë në atë mënyrë.
Megjithatë duket se Norës nuk i interesojnë shumë këto fjalë, për aq kohë sa ka mbështetjen e bashkëshortit të saj, Robert Berisha. Së fundmi, Roberti ka dhënë intervistë për emisionin ‘Mirage’ dhe aty ka folur për Norën dhe kërcimin e saj. “Kam qenë gjatë gjithë kohës atje së bashku me Norën. Ajo është veshje për kërcim dhe nuk ka se si të dalë e veshur ndryshe. Madje unë lutesha që Nora ta realizonte kërcimin njësoj si në prova. E kam përkrahur dhe do ta përkrahë gjithë jetën”, – ka thënë Roberti.
Madje ai ka dhe një përgjigje për komentet negative të fansave të Norës. “Kur bëhesh nënë, jeta mbaroka sipas atyre njerëzve që kanë bërë ato lloj komentesh. Unë do të doja që të gjitha nënat të shkonin për fitness, të ushqeheshin shëndetshëm edhe t’u dilnin bashkëshortëve të tyre sa më ta bukura. Shpresoj që shumë femra të showbizit shqiptar të duken aq mirë në moshën e Norës edhe kur të bëhen nëna. Mos të ndalojnë as fitnessin, as kërcimin, as veshjet provokative. Është viti 2018-të”, – ka shtuar ai.