SI IA BËRI ZEMRA/ Këngëtari shqiptar zgjedh vjehrrën para nënës për këtë arsye (FOTO) - AlpeGossip
SI IA BËRI ZEMRA/ Këngëtari shqiptar zgjedh vjehrrën para nënës për këtë arsye (FOTO)

SI IA BËRI ZEMRA/ Këngëtari shqiptar zgjedh vjehrrën para nënës për këtë arsye (FOTO)

Solisti i grupit Nrg Band, Besnik Qaka është detyruar të zgjedhë mes vjehrrës dhe nënës së tij, kur është fjala për gatimet.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në programin “ E diell” për të folur për karrierën dhe rrugën që e solli këngëtarin deri këtu.

Por Ervin Kurti, Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari, e kanë ngacmuar me disa pyetje më personale. Ata e pyetën nëse do të zgjidhte të hante gjellën e vjehrrës apo të nënës dhe këngëtari nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë.

“Mamanë e kam pak më të vjetër, vjehrrën e kam pak më të re, kështu që të them të drejtën vjehrra i bën disa specialitete më moderne që më pëlqejnë, por mamaja ime është pak më e vjetër dhe i bën disa specialitete më tradicionale”, u shpreh ai.

Këngëtari nuk dha një përgjigje të ndarë, por u tregua diplomat ashtu siç e quajti dhe Edi Manushi.

Gjatë kohës që Besniku përgjigjej, nuk mungonin të qeshurat e pjesëtarëve të tjerë të grupit, të cilët janë njëkohësisht edhe vëllezërit e tij.