Emocionuese/ Miriam Cani tregon si rrezikoi jetën për ..(FOTO) – AlpeGossip
Emocionuese/ Miriam Cani tregon si rrezikoi jetën për ..(FOTO)

Emocionuese/ Miriam Cani tregon si rrezikoi jetën për ..(FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun, Miriam Cani, ka qenë vazhdimisht në vëmendje të mediave shqiptare për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Alban Skënderaj.

Kësaj here e ftuar në “Pop Culture”, ajo ka rrëfyer për prapaskenat e propozimit për martesë që Albani i bëri asaj në thellësitë e Oqeanit Indian.

Video e propozimit u bë pjesë e videoklipit të këngës “Nëse thua po”, të cilën Albani ia dedikon Miriamit.

E emocionuar, këngëtarja i tregoi se propozimi në më shumë se 20 metra thellësi në Oqeanin Indian i ka rrezikuar edhe jetën.

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu.”-rrëfen ajo.

Këngëtarja aktualisht është pjesë e jurisë së “The voice kids”, ku përvec publikut të rritur, ka edhe simpatinë e moshave të vogla.