PAS DEKLARATËS PËR SEMIN DHE DONALDIN/ Balina zbulon si reagoi publiku: Më sulmuan… (FOTO) – AlpeGossip
PAS DEKLARATËS PËR SEMIN DHE DONALDIN/ Balina zbulon si reagoi publiku: Më sulmuan… (FOTO)

PAS DEKLARATËS PËR SEMIN DHE DONALDIN/ Balina zbulon si reagoi publiku: Më sulmuan… (FOTO)

Balina Bodinaku është një nga opinionistet e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Për të kjo është një eksperiencë krejt e re dhe ka treguar se këtë format nuk e ka ndjekur shumë më përpara.

Së fundmi, Bodinaku ka zbuluar se si po ndihet në rolin e ri që i është besuar nga “Big Brother”.

“Unë nuk kam asnjë referencë. Mua ta kem parë aq pak sa mbaj mend turbullt në Londër kur jetoja atje”, tha ajo për emisionin “Abc e Pasdites”.

Pas deklaratës për Semin dhe Donaldin, Balina zbulon si reagoi

Gjatë intervistës, opinionistja ka treguar dhe momentin kur është sulmuar shumë në rrjetet sociale, pas një deklarate të dhënë për Semin e Donaldin.

“Një nga gjërat që jam sulmuar më shumë, jo kritikuar por sulmuar, është për faktin se është menduar se unë mbështes Semin. Gjatë gjithë kohës kam qenë duke thënë se nuk besoj se Semi me Donaldin kanë një marrëdhënie ose kanë për të nisur një marrëdhënie. Duke mos njohur Donaldin, Semin, Borën dhe as historinë e tyre, mendoja se kishte diçka që fliste më shumë mbi një dashuri jashtë shtëpisë sesa brenda” , u shpreh Balina.

Pas deklaratës për Semin dhe Donaldin, Balina zbulon si reagoi

Ndërsa e pyetur nëse do të donte që të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”, Bodinaku ka thënë se “jo” duke treguar dhe arsyet.

“Jo, besoj se nuk do ta bëja. Nuk do ta bëja sepse kam impenjime që nuk do t’i lija për një reality show, dhe nuk më përshtatet fare. Të mësohem njëherë si opinioniste”, tha ajo.