SHUMË LARG SHQIPËRISË/ Sara Hoxha nis pushimet ekzotike me familjen (FOTO) – AlpeGossip
SHUMË LARG SHQIPËRISË/ Sara Hoxha nis pushimet ekzotike me familjen (FOTO)

SHUMË LARG SHQIPËRISË/ Sara Hoxha nis pushimet ekzotike me familjen (FOTO)

Ndërkohë që moti është ende i paqëndrueshëm në Shqipëri, dhe ne duhet të kalojmë një të diel të zymtë, Sara Hoxha ka nisur pushimet me familjen.

Trashëgimtarja e “Top Channel” ka publikuar sot disa foto nga pushimet e saj ekzotike, dhe na duhet të themi se ndodhet shumë larg shqipërisë.

Ndoshta ishujt Maldive ose ndonjë plazh tjetër përrallor me rërë të bardhë, duket të kenë zgjedhur këtë fillim maji familja Liço-Hoxha.

Në fotot e publikuara shfaqet një pamje përrallore e oqeanit si dhe London që luan në rërën e bardhë të plazhit.

Sara nga ana tjetër tregon edhe librin që ka zgjedhur për të lexuar këto ditë pushimesh fantastike, nga Alan Kohen.

Epo këto pamje fantastike nuk mund t’i mbante dot për vete mami Sara, e cila duket se po kënaqet pa masë!

E kush nuk kënaqet kur është me pushime!