“PAS NJË KOHE TË GJATË…”/ Vesa Luma emocionohet nga mikesha, merr surprizën më të bukur prej saj – AlpeGossip
“PAS NJË KOHE TË GJATË…”/ Vesa Luma emocionohet nga mikesha, merr surprizën më të bukur prej saj

“PAS NJË KOHE TË GJATË…”/ Vesa Luma emocionohet nga mikesha, merr surprizën më të bukur prej saj

Vesa Luma prej muajsh ndodhet në Shqipëri dhe kohën e kaluar në vendin e saj e ka shijuar në maksimum. Ajo ka takuar familjarët dhe miqtë e saj më të mirë, që ja kanë ndjerë mungesën gjithë kohën që nuk ka qenë e pranishme në Shqipëri.
Ditën e sotme ajo është takuar me Agnesa Vuthajn dhe kjo e fundit e ka surprizuar në mënyrën më të bukur. Agnesa i ka bërë Vesës një buqetë me lule, të cilës kësaj të fundit i kanë pëlqyer shumë dhe menjëherë i ka ndarë me ndjekësit në Instagram

“Oh çfarë surprize e bukur… Sot ajo më lumturoi dhe lumturi është të takosh një mik të vjetër pas një kohe të gjatë dhe të ndjesh se asgjë nuk ka ndryshuar.
Të dua Agnesa Vuthaj. Gjithmonë më sjell shumë lumturi. Më ka mungurar buzëqeshja jote e bukur dhe shpirti yt i bukur”, shkruan Vesa me një postim.

Ndërkohë pak ditë më parë, Vesa zbuloi se do të mbajë një koncert live në Shqipëri, pak para Vitit të Ri. Sa ju përket këngëve të reja, ajo tregoi:

“Çdo këngë që e kam realizuar deri tash e kam pas për qëllim me i rezistu kohës. Kam shumë këngë që i kam realizuar këtë vit e që i kam hedhur në kosh të plehrave-thjesht s’kanë qenë të duhurat. Tash që jam në tokën time besoj edhe frymëzimi është më pozitiv”.