U THA QË DISKRIMINOI REPER-ET/ Ledri: Do bëhen nëna.Nuk iu ka hije të përdorin fjalë të pista – AlpeGossip
U THA QË DISKRIMINOI REPER-ET/ Ledri: Do bëhen nëna.Nuk iu ka hije të përdorin fjalë të pista

U THA QË DISKRIMINOI REPER-ET/ Ledri: Do bëhen nëna.Nuk iu ka hije të përdorin fjalë të pista

Këngëtari i njohur Ledri Vula para pak javësh ishte i ftuar në emisionin “NIN”, prej ku bëri një deklaratë e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“Edhe femnat ja kanë nisë me repovat (të bëjnë rep), diçka s’o n’rregull!”- ka deklaruar publikisht reperi dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kundërvihen duke e cilësuar atë çka tha ai, një koment me përmbajtje diskriminuese.

Ndërkohë, në shenjë sqarimi pasi dëgjoi atë çka thuhej për të, ai asokohe vendosi që të reagonte me një postim në Insta Story: “Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj  jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni.”

Mirëpo pasditen e sotme këngëtari ishte i ftuar në emisionin “E Diell”, prej ku sqaroi edhe një herë tjetër se deklarata e tij në “NIN” është keqinterpretuar tërësisht.

Ledri pohoi se femrat duhet që të bëjnë rep dhe të jenë të suksesshme, por gjëja për të cilën ai nuk është fare, po fare dakord, janë…fjalët e pista.

“Nuk mendoj që të përdoren fjalë e flliqta nga reperet femra. Nuk iu ka hije. Le ta marrin si të duan. Nesër ke për t’u bërë nënë fëmijësh”, theksoi Ledri pa përmendur emra konkretë.