FOTO/ Nga orët “Rolex” te makinat “Ferrari”, pasuria e çmendur e Noizy-t - AlpeGossip
FOTO/ Nga orët “Rolex” te makinat “Ferrari”, pasuria e çmendur e Noizy-t

FOTO/ Nga orët “Rolex” te makinat “Ferrari”, pasuria e çmendur e Noizy-t

Ai është një nga reperët më të famshëm dhe më të suksesshëm në gjithë Shqipërinë. Por nuk është i famshëm vetëm për këngët që nxjerr që bëjnë bujë që ditën e parë që u prezantohen fansave, por, gjithashtu, ai njihet edhe për pasurinë e çmendur që ka dhe pagesat marramendëse që merr nga koncertet live që bën.

 

Po flasim pikërisht për Rigels Rajku-n, ose të quajtur ndryshe, Noizy, i cili nuk ngurron t’i bëjë vetes qejfin me dhurata super të shtrenjta duke vënë në pah edhe dashurinë e madhe që ka për lodrën e tij të preferuar, makinat. Në koleksionin e tij tashmë numërohen 3 të tilla super të shtrenjta, të cilat ai nuk ka nguruar t’ia prezantojë edhe fansave me emrat e tyre të përveçëm. Blerja e tij e parë ka qenë “Ferrari” i kuq, i quajtur “Shakira”.

Por zanafilla e këtyre blerjeve të çmendura mendohet të jetë një sfidë e hapur para disa kohësh e dy grupeve që përfunduan në përleshje, “OTR” dhe “Babastars”. Por pas pajtimit që bënë baballarët e të dëmtuarve gjakrat e qetësuan me dy grupeve, sherr që e ka zanafillën nga konfliktet dhe përplasjet e hershme mes dy reperëve, përkatësisht Getoar Selimit dhe Noizy-t. Pasi shuan përleshjet ata nisën t’i shpallnin sfidë njëri-tjetrit me blerjet e shtrenjta. Sfida nisi duke prezantuar makinat e tyre të reja super të shtrenjta, posedimi i të cilave tregon edhe statusin e tyre financiar. I pari ishte Getoari që postoi foto me makinën e tij tip BMV të zezë. Fansat kanë ndërhyrë me komentin e tipit: “Makinat e Getit sa të gjitha makinat e Noizyt”.

Pas Getit nuk ka vonuar Noizy, i cili u ka prezantuar fansave blerjen e tij më të re, një super makinë Ferrari të kuqe. “Welcome home Shakira” ishte statusi i reperit, pas të cilit përveç urimeve ka marrë edhe komente kundër Getoarit duke u shprehur: “Si kjo makinë nuk mund ta prekë e jo më ta blejë “Baba Stars”. Noizy ka qenë ai që ka folur hapur për pasurinë e tij ka qenë Noizy duke thënë se disponon disa shtëpi dhe katër makina. Nga ana tjetër, të gjitha këto mundësi që ia realizon vetes reperi i njohur i ka falë klikimeve të çmendura si edhe të koncerteve të shumta që bën në gjithë botën. Të ardhurat e majme që merr nga koncertet e tij dhe klikimet e shumtë në YouTube bëjnë që atij t’i ofrohet një jetë e mirë luksi, duke i lejuar vetes të shpenzojë në gjëra të shtrenjta dhe të shijojë udhëtime luksoze. Makina “Rolls Royce”, që u përngjan makinave të familjes Kardashian me ngjyrë të zezë, ishte blerja e dytë e çmendur.

Vlera e një makine të tillë mendohet se fillon nga 200 mijë dollarë e më shumë, çka tregon se reperi ka shpenzuar një shumë të majme në blerjen e kësaj makine. Ai ka ndarë me fansat disa fotografi në llogarinë personale në “Instagram”, ku shfaqet brenda saj, teksa bie në sy shkëlqimi që jep makina me plot detaje me drita nga fjala më e fundit e teknologjisë. Një tjetër makinë i shtohet më vonë koleksionit të reperit të makinave të tij luksoze. Kësaj radhe makina ishte e tipit “Mercedes”, të cilën ai e quan “baby”. Foton e makinës së re ngjyrë të zezë ai e ka ndarë në profilin e tij në “Instastory” e tij.

 

 

Ndërkohë që nuk mund të lëmë pa përmendur edhe shpenzimet e tjera të çmendura të tij, ndër to mund të përmendim pasionin e tij për orët e shtrenjta, ku koleksionon llojin “Rolex”, me shifra tepër të larta që arrijnë deri në 40 mijë dollarë. Nga ana tjetër, ai ka dashur t’i shtojë koleksionit të tij, jo më larg se para dy ditësh, “Ferrarin” e radhës të quajtur “Dhjetori”. Duke qenë se është gjithnjë i hapur me “pasurinë” që zotëron, Noizy para pak kohësh publikoi foto të ‘pasurisë’ së tij, në të cilën tregon para, orë dhe çelësa të veturave të tij. Sipër fotos Noizy vuri këtë mbishkrim “Kështu duket një gjysmë milionë”, me elementet e lartpërmendura në të.
Dhe ai, gjithashtu, nuk ka ngurruar të tregojë edhe shifrën se sa paguhet nëpër koncerte.

“Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert”,-ka thënë Noizy vetëm pak kohë më parë. Kaq ka mjaftuar që të bëjmë edhe një llogari të thjeshtë. Vetëm gjatë muajve të verës reperi “100 kile”, dhe i hitit të fundit, “Gjuha e kampionit”, merr më shumë se 500 mijë euro nga koncertet, ndërsa nëse do të llogarisim edhe koncertet e tij gjatë vitit, çdo muaj Noizy merr rreth 120 mijë euro, sigurisht nëse këndon çdo fundjavë.

Shkurtimisht, duke kënduar vetëm gjatë fundjavave të një viti, që ka 53 javë, reperi “1 ton” arrin të marrë pothuajse 800 mijë euro, të mbledhura këto me koncertet në diasporë dhe bizneset e tij, përmblidhen në plot 1 milion euro në llogarinë e Noizyt në vit. Kush i ëndërron këto shifra?