Ndarja e çmimeve “Top Awards 2016”, më shumë sesa ër fituesit e mëdhenj, do të mbahet mend për sherrin e bushëm mes moderatorit Ledio Liço dhe reperit Noizy.
Pas një batute të Liços që u shpreh se Noizy vinte në prova me Ferrari-t e shokëve, reperi i famshëm, reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram duke e ofenduar rëndë moderatorin e njohur.
Që prej kësaj kohe, Noizy ka qenë i bojkotuar nga “Top Media”, por duket se gjërat kanë ndryshuar së fundmi.
Siç raporton “Prive.al”, në faqen online të “Top Channel”, kanë rifilluar të shfaqen lajme mbi reperin e njohur. Mos ndoshta kjo do të thotë se Noizyy dhe Ledion Liço i kanë vënë një gur përsipër të shkuarës?