"I URREJ LIDHJET NË DISTANCË"/ Vesa Luma tregon detaje rreth marrëdhënies në largësi me Big Basta - AlpeGossip
“I URREJ LIDHJET NË DISTANCË”/ Vesa Luma tregon detaje rreth marrëdhënies në largësi me Big Basta

“I URREJ LIDHJET NË DISTANCË”/ Vesa Luma tregon detaje rreth marrëdhënies në largësi me Big Basta

Këngëtarja Vesa Luma ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Nin’. Kjo është një nga intervistat e rralla që ajo ka dhënë që nga rikthimi i saj në Kosovë.

Vesa foli për familjen, marrëdhënien me Big Bastën e djalin dhe karrierën. Duke kujtuar që ajo ka jetuar për një kohë të gjatë në Zelandën e re dhe do rikthehet sërish atje, këngëtarja theksoi se një nga arsyet kryesore të zhvendosjes së saj është djali pasi siç ajo u shpreh Kosova nuk ka perspektivë për Lianin.

“Nuk do të përqendrohemi 100% atje, do të kemi lëvizje ndoshta dhe të shpeshta, por të paktën po shpresoj që Liani do ketë mundësinë të zgjedhë”, u shpreh Vesa në lidhje me jetesën e saj midis Shqipërisë dhe Zelandës së re.

E pyetur se si ka arritur dyshja ta përballojë marrëdhënien në largësi, ajo shtoi: “I urrej lidhjet në distancë, por kur është dashuria e madhe dhe kur e di qëllimin definitivisht sakrifica ja vlen. Largësia ka qenë gjeja më e vështirë sidomos për djalin që ndarjet i ka pasur shumë të vështira dhe ka qarë”.

Vesa ka treguar se i gjithi ky ndryshim në jetën e dy këngëtarëve ka ardhur si dëshirë e të dyve për të siguruar një të ardhme të mirë dhe të sigurt për vogëlushin e tyre, Lian./