BABA I DY VAJZAVE/ Reperi shqiptar zbulon si ka ndryshuar jeta e tij pas lindjes së fëmijëve – AlpeGossip
BABA I DY VAJZAVE/ Reperi shqiptar zbulon si ka ndryshuar jeta e tij pas lindjes së fëmijëve

BABA I DY VAJZAVE/ Reperi shqiptar zbulon si ka ndryshuar jeta e tij pas lindjes së fëmijëve

Lyrical son është një nga reperët më të pëlqyer të momentit. Vetëm pak kohë më parë, ai dhe Mc Kresha publikuan albumin më të ri me titull ‘USA’, i cili u prit shumë mirë nga të gjithë dashamirësit e rrymës ‘rap’. I ftuar ditën e sotme në ‘Prive’, Lyrical ka folur në lidhje me karrierën e tij, publikimin e albumit, si dhe për jetën personale. Ndjesinë e të qënurit prind i dy vajzave, reperi e përshkroi me shprehjen e njohur “kush ka vajza, botën ka”. Ai gjithashtu zbuloi se që pas lindjes së vajzave është më i qetë, dita e tij është më e organizuar dhe e mbushur me aktivitete. Për të, të qënurit prindër është diçka e pakrahasueshme. “Unë kam punuar dhe përpara muzikës, megjithatë muzika nuk të lë shumë hapësirë për punë të tjera”, është shprehur Lyrical. Përsa i përket albumit më të ri, reperi zbuloi se në kohën kur është publikuar, ai ka qenë në Amerikë dhe nuk e ka shijuar totalisht suksesin e tij. Gjatë intervistës, Lyrical ka thumbuar dhe artistët më të rinj në moshë, duke i quajtur ‘puçra të pubertetit’.