Baby G përfshihet në dhunë fizike me On Records? Këngëtarja zbulon të vërtetën: Le të flasim për… – AlpeGossip
Baby G përfshihet në dhunë fizike me On Records? Këngëtarja zbulon të vërtetën: Le të flasim për…

Baby G përfshihet në dhunë fizike me On Records? Këngëtarja zbulon të vërtetën: Le të flasim për…

Gordana Kingji, e njohur me emrin e artit si Baby G është një prej këngëtareve më të reja të tregut shqiptar që nisi karrierën nën menaxhimin e On Records.

Pasi solli disa hite nga ajo studio, vendosi të largohej duke mos dhënë arsye. Disa prej spekulimeve që qarkullonin flisnin për dhunë fizike mes saj dhe menaxherëve, gjë të cilën e ka diskutuar në emisionin “Why Not” nga Roza Lati. Gjatë bisedës, ajo zbuloi se po punon dhe për një album muzikor.

Pjesë nga biseda

Roza Lati: Është përfolur se jeni rrahur me shpulla, është e vërtetë?

Baby G: Çfarë? Nuk e di, njerëzit po flasin, por nuk është ashtu. Të tregoj të drejtën nuk dua të flas për diçka që ka ndodhur pas. Kam shumë për të folur se çfarë po bëj tani, çfarë do të ndodhë. On Records është e kaluar, le të flasim për të ardhmen e ndritur.

Roza Lati: Çfarë do bësh tani? Ndonjë bashkëpunim?

Baby G: Aktualisht po punoj për një album, prandaj nuk po publikoj shumë këngë. Dua ta bëj në një mënyrë ndryshe. Nuk po punoj se e dua muzikën vetëm për Youtube për klikime, por për një album që është për fansa dhe për qejf, jo për para e famë.