Këngëtarja Baby G njihet për natyrën energjike, të cilën e transmeton nëpërmjet këngëve që publikon zakonisht. Në një intervistë për “Why Not” nga Roza Lati, ajo tregoi se emri i artit nënkupton anën e saj si ëngjëll dhe si gangstere.
Ndërsa fliste për këngët ritmike, Baby G rrëfeu se nuk do të ndodhë që të bëjë balada romantike. Nuk munguan ngacmimet për jetën sentimentale dhe fotografinë intime me Feron.
Pjesë nga biseda
Baby G: Jam e kundërta e romantizmit. Dhe kur flas për dashuri, nuk flas për të mirën, por për të keqen. I pëlqej këngët por nëse do flas për dashuri, nuk është oh zemër, hajde të dua. Do bëj diçka të kundërt.
Roza Lati: Pse e mendon dashurinë keq?
Baby G: Se ka edhe mirë, edhe keq.
Roza Lati: Je zhgënjyer nga dashuria? Ke dashur ndonjëherë?
Baby G: Nuk e di, ndoshta jam shumë e re. Jam 21 vjeçe. Ndoshta kam rrugë përpara.
Roza Lati: Po lidhje sentimentale me ndonjë të famshëm kë ke pasur?
Baby G: Nuk kam pasur asgjë me asnjë djalë. Nëse do kem një lidhje, nuk ma ndjen, do dal e ta them.
Ndërsa për fotografinë e famshme ku dukej shumë pranë reperit Fero, Baby G mohoi të ketë patur lidhje.
Baby G: Ky biznes nuk është më i pastri dhe më i vërteti. Njerëzit nuk kanë çfarë të bëjnë dhe bëjnë këto gjëra. Si mundem unë ta nxjerr atë foto? Njerëzit bëjnë gjëra të këqija për të të ulur poshtë, por nuk munden.