Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj prej disa kohësh nuk ka lançuar asnjë projekt të ri, megjithatë ajo qëndron mjaft aktive në profilin e saj në Instagram. Së fundmi bukuroshja ka publikuar disa poza mjaft të nxehta dhe seksi, duke tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e komplimentonin për format bombastike.
Mirëpo ajo që i ka habitur të gjithë ditën e sotme është një koment i Beatrixit në foton e menaxherit të vipave, Faton Shoshit.
Beatrix ka lënë në foton e tij një koment emoji të një princi me kurorë, ndërsa Fatoni vetëm e ka pëlqyer komentin e saj, pa bërë asnjë reagim më shumë. Siç duket mes çiftit ka lindur një romancë e re, por deri më tani nuk dihet asgjë më shumë.