Të dashuruar si ditën e parë, ja si dukeshin Sinani dhe Andrra kur ishin të lidhur (FOTO) – AlpeGossip
Të dashuruar si ditën e parë, ja si dukeshin Sinani dhe Andrra kur ishin të lidhur (FOTO)

Të dashuruar si ditën e parë, ja si dukeshin Sinani dhe Andrra kur ishin të lidhur (FOTO)

Në vitin 2015, këngëtari Sinan Hoxha i dha fund beqarisë me Andrra Destanin, ku u martuan në një ceremoni të bujshme që në atë kohë u përfol në të gjitha mediat.

Tashmë Sinani dhe Andrra janë prindër të një djali, të quajtur Ansi. Që të dy janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë me fansat e tyre momente nga puna por edhe jeta private.

E një gjë të tillë e ka bërë së fundmi bashkëshortja e këngëtarit, e cila mesa duket është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto ku çifti i njohur shfaqet në fillim të lidhjes së tyre.

Ajo ka postuar një foto në “Instastory”, ku Sinani dhe Andrra duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe më të rinj në moshë.

“Katër vite më parë”, ka shkruar Andrra në përshkrim të fotos duke treguar kështu se vazhdojnë të jenë të dashuruar si ditën e parë.