”DASHURIA E JETËS TIME”/ Ja dedikimi prekës që e shoqja i bën Ermal Fejzullahut për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
”DASHURIA E JETËS TIME”/ Ja dedikimi prekës që e shoqja i bën Ermal Fejzullahut për ditëlindje (FOTO)

”DASHURIA E JETËS TIME”/ Ja dedikimi prekës që e shoqja i bën Ermal Fejzullahut për ditëlindje (FOTO)

Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë një nga çiftet më të përfolura të show-bizit shqiptar. Kjo përshkak të familjes së tyre të rregullt e tepër të dashur për publikun.

Sot, Ermali feston 31-vjetorin e tij dhe të gjithë i kanë dedikuar urime shumë të bukura të cilat këngëtari ka zgjedhur ti postojë dhe në llogarinë e tij në Instagram.

Por, nga të gjitha urimet ne kemi mundur të shkëpusim atë më të veçantin. Urimin nga bashkëshorja e tij Ariana Fejzullahu.

Bukuroshja ka postuar një foto të këngëtarit dhe e ka shoqëruar me një përshkrim romantik dhe prekës ku i ka uruar Ermalit ditëlindjen. Ajo i thotë se e do shumë dhe gjithashtu shpreh se ai e bën shumë të lumtur dhe uron ta ketë gjithnjë pranë.

Ne ju kujtojmë që çifti në këto momente është dhe në pritjen e ëmbël të fëmijës së tyre të katërt.

/AlpeGossip.al