“Do ta gjej e do ta plas brenda”! Rozana Radit nuk i ka dal akoma inati i … (FOTO) – AlpeGossip
“Do ta gjej e do ta plas brenda”! Rozana Radit nuk i ka dal akoma inati i … (FOTO)

“Do ta gjej e do ta plas brenda”! Rozana Radit nuk i ka dal akoma inati i … (FOTO)

Moderatores Rozana Radi i ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar, pasi një person ende i paidentifikuar i ka gërvishtur automjetin.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të makinës së saj, e cila duket e gërvishtur dhe e goditur. Kjo normalisht e ka revoltuar Rozanën e cila është shprehur:

“Si mund të jetë kaq i lig shqiptari?! Shikoni si ma kanë bërë makinën! S’do lë kamera pa hapur e pa e gjetur nuk e lë!”, ka shkruar ajo në postimin në Insta Story ku shihet makina e gërvishtur tërësisht në pjesën anësore, veprim i bërë dukshëm me qëllim.

Dhe inati nuk i ka dalë aq kollaj pasi në një foto tjetër të makinës ajo shkruan se këtë ngjarje nuk do ta lërë me kaq:

“Do vë kamera në makinë e s’e plasa brenda mos më thënçin Rozana! S’e di si marrin frymë këta qyqarë!!!”.