NA SHPËTOI TË GJITHËVE/ Alketës i ndodh e papritura në mes të skenës (FOTO) – AlpeGossip
NA SHPËTOI TË GJITHËVE/ Alketës i ndodh e papritura në mes të skenës (FOTO)

NA SHPËTOI TË GJITHËVE/ Alketës i ndodh e papritura në mes të skenës (FOTO)

Shpesh herë transmetimet live shoqërohen me incidente dhe të papritura që kalohen me sportivitet nga ana e moderatorëve dhe të shumtat janë rastet që publiku nuk i vë re. Një gjë e tillë i ka ndodhur mbrëmjen e  djeshme dhe moderatores Alketa Vejsiu në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’.

Teksa moderatorja ka ftuar në skenë aktorin e njohur Florian Binaj, kaloi një situate të sikletshme pasi teksa po fliste njëri nga vathët i ka rënë në tokë.

Ndërkohë që në ndihmë i ka ardhur vogëlushi Eno, i cili menjëherë është ulur dhe ka marrë vathin nga skena dhe pa rënë në sy ja ka dhënë Alketës në dorë. Megjithatë Alketa nuk ka ndërprerë moderimin e saj dhe e ka kaluar me sportivitet këtë pjesë duke vendosur në vesh vathin pa e kuptuar njëri.