“DHIMBJA NË KOHËT E KORONAVIRUSIT”/ Hygerta Sako i përloti të gjithë me fjalët që tha për humbjen e të atit – AlpeGossip
“DHIMBJA NË KOHËT E KORONAVIRUSIT”/ Hygerta Sako i përloti të gjithë me fjalët që tha për humbjen e të atit

“DHIMBJA NË KOHËT E KORONAVIRUSIT”/ Hygerta Sako i përloti të gjithë me fjalët që tha për humbjen e të atit

Pesë ditë më parë, Hygerta Sako humbi të atin. “Na la zemërthyer e shpirtcopëtuar, por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar,” shkroi ajo në Instagram. Çfarë ia ka vështirësuar akoma më shumë dhimbjen është fakti që nuk mund të qëndrojë pranë familjarëve, për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Në Instagram, Hygerta shkruan:

“Dashuria në kohërat e kolerës a.k.a dhimbja në kohërat e koroavirusit! Thonë dhe kanë të drejtë që dhimbja kalohet me njerëz. E humba babanë në një moment kritik për jetën dhe vazhdimësinë e të gjithëve ne. Mbyllur në shtëpi me nënën dhe vajzën time, dhimbja është akoma më e madhe.”

Më tej shton:

“E kam të pamundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve, gishtat nuk më punojnë e mendja është e turbullt. Por ju jam mirënjohëse pafund për të gjithë mbështetjen pa kufi që më keni dhënë në këto ditë të vështira. Kush ka humbur babain, ma kupton shumë mirë dhimbjen. U prehshin në paqe të gjithë baballarët tanë, që na kanë rritur me sakrifica e vetëmohim e na kanë mbushur me dashuri e përkujdesje. Një këshillë për të gjithë ju që e gëzoni ende dashurinë dhe zërin e babait: Gëzoni sa më shumë me ta, bisedoni, puthini, përqafojini, sepse nuk e dimë kurrë kur do i humbim dhe çdo sekondë më shumë me ta ka vlerë të paimagjinueshme. Zoti ju bekoftë të gjithëve e faleminderit dhe një herë për të gjithë mesazhet e mbështetjen që më keni dhënë.”

Ngushëllime familjes!

View this post on Instagram

Dashuria ne koherat e koleres aka Dhimbja ne koherat e koronavirusit Thone dhe kane te drejte qe dhimbja kalohet me njerez. E humba babane ne nje moment kritik per jeten dhe vazhdimesine e te gjitheve ne. Mbyllur ne shtepi me nenen dhe vajzen time, dhimbja eshte akoma me e madhe. E kam te pamundur t’ju kthej pergjigje te gjitheve, gishtat nuk me punojne e mendja eshte e turbullt. Por ju jam mirenjohese pafund per te gjithe mbeshtjetjen pa kufi qe me keni dhene ne keto dite te veshtira. Kush e ka humbur babain, ma kupton shume mire dhimbjen. U prehshin ne paqe te gjithe baballaret tane, qe na kane rritur me sakrifica e vetemohim e na kane mbushur me dashuri e perkujdesje. Nje keshille per te gjithe ju qe e gezoni ende dashurine dhe zerin e babait. Gezoni sa me shume me ta, bisedoni, puthini, perqafojini, sepse nuk e dime kurre kur do i humbim dhe cdo sekonde me shume me ta ka vlere te paimagjinueshme. Zoti ju bekofte te gjitheve e faleminderit dhe nje here per te gjithe mesazhet e mbeshtetjen qe me keni dhene. 🙏🕊☝️

A post shared by Hygerta Sako (@hygerta_sako) on