Çështja mbyllet: Zbulohet aktorja që kafshoi Beyonce-n në fytyrë! – AlpeGossip
Çështja mbyllet: Zbulohet aktorja që kafshoi Beyonce-n në fytyrë!

Çështja mbyllet: Zbulohet aktorja që kafshoi Beyonce-n në fytyrë!

Një intervistë e komedianes së njohur, Tiffany Haddish ku u shpreh se një aktore tjetër e njohur kishte kafshuar Beyoncen në një festë në dhjetorin e kaluar, trazoi një rrjet të tërë.

Pas dhjetra emrave që qarkulluan, më në fund kemi një emër të konfirmuar si aktorja që inatosi miliona ndjekës të artistes.

Sanaa Lathan është emri i konfirmuar si aktorja që kafshoi Bey-n në një festë pas koncertit të Jay-Z në Los Angeles vitin e kaluar.

“Page Six” shkruan se aktorja e “Love & Basketball” po fliste me Jay-Z në festën Vip të “D’Usse” pas një koncerti të mbajtur nga reperi, kur Beyonce hyri në dhomë dhe u kafshua në mjekër nga Lathan.

Ndërkohë, të tjera burime për “Page Six” kanë rrëfyer se në atë mbrëmje, kjo ngjarje bëri mjaft zhurmë dhe të gjithë folën për këtë në atë festë.

Ende nuk dihet motivi që e ka shtyrë aktoren drejt këtij veprimi “të çuditshëm”, ama një gjë mund ta themi: Sanna me siguri është fshehur diku tani!