”DUHET TË JETË E PALIGJSHME TË JESH KAQ I MIRË”/ Roberti poston mesazhin nga një vajzë, çfarë do të mendojë Nora? – AlpeGossip
”DUHET TË JETË E PALIGJSHME TË JESH KAQ I MIRË”/ Roberti poston mesazhin nga një vajzë, çfarë do të mendojë Nora?

”DUHET TË JETË E PALIGJSHME TË JESH KAQ I MIRË”/ Roberti poston mesazhin nga një vajzë, çfarë do të mendojë Nora?

Robert Berisha kohët e fundit ka qenë shumë qendër të vëmendjes dhe është komentuar shumë për ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi. Që kur ai bëri lajmin publik, të gjitha mediat kanë patur diçka për të komentuar.

Fill pas ndarjes, Nora Istrefi zgjodhi të shijojë disa pushime me vajzën e saj, ndërsa Roberti u përfol se ishte në një lidhje me një vajzë të quajtur Jessica Kadiu. E ndërkohë dita ditës ish-çifti vazhdojnë të postojnë video e foto ku duket se nuk janë aq të mërzitur.

Disa ditë më parë, Nora u pa së bashku me Tunën dhe bukuroshet ishin të shoqëruara nga stilisti Valdrin Sahiti. Ndoshta kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë Robertit e si për ”inat” , ai nuk vonoi të postonte një foto të vetën ku ekspozonte trupin. 

Roberti nuk është ndalur me kaq, sepse ditën e sotme ai ka publikuar një foto në storyn e Instagramit ku riposton një foto të tijën që ishte publikuar nga një vajzë, e cila e kishte shoqëruar me përshkrimin: Duhet të jetë e paligjshme të jesh kaq i mirë.

Mesa duket Robertit i ka pëlqyer ky koment, por nuk e dimë çfarë do të mendojë Nora… /Alpegossip.al