GJESTI I VEÇANTË I EMINEM/ Rezervon të gjithë kinemanë për fansat e tij – AlpeGossip
GJESTI I VEÇANTË I EMINEM/ Rezervon të gjithë kinemanë për fansat e tij

GJESTI I VEÇANTË I EMINEM/ Rezervon të gjithë kinemanë për fansat e tij

Prej vitesh Eminem renditet si një ndër artistët më të mirë në tregun muzikor ndërkombëtar. Kohët e fundit, përveçse në muzikë, reperi ka filluar të eksperimentojë dhe tregojë talentin e tij edhe në fusha të tjera.

Sapo është lançuar komedia ‘Bodied’, në të cilin Eminem është bashkë-producent ekzekutiv. Për të reklamuar sa më mirë filmin, por edhe për t’u treguar bujar me fansat e tij, reperi ka rezervuar të gjithë kinemanë e Detroit gjatë fundjavës.

Të gjithë ndjekësit e tij besnikë, do të kenë mundësinë të shikojnë filmin falas, i cili ka në qendër ‘luftën” mes reperëve. Ata që duan të shikojnë filmin do të kenë mundësi të marrin vetëm një biletë.