“HAPE PORTAT…”/ Dedikimi i fshehtë në albumin e ri të Tunës do t’ju prekë zemrat – AlpeGossip
“HAPE PORTAT…”/ Dedikimi i fshehtë në albumin e ri të Tunës do t’ju prekë zemrat

“HAPE PORTAT…”/ Dedikimi i fshehtë në albumin e ri të Tunës do t’ju prekë zemrat

Ditën e djeshme, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Femrës, këngëtarja Tuna mbajti një koncert live në Shkup, ku promovoi albumin e saj më të ri “Fortuna”.
Ajo e kishte pritur me padurim lançimin e këtij projekti të ri me 7 këngë, për të cilin po punonte prej kohës. Mes këngëve, ishte edhe një bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe Ylli Limanin.

Pas përfundimit të koncertit, Tuna i dhuroi të ftuarve albumin e firmosur prej saj, të cilin Ylli Limani e publikoi në Instastory. Mirëpo, me siguri të gjithëve i ka rënë në sy detaji i veçantë në albumin e këngëtares, pasi mes rreshtash kishte vendosur edhe një dedikim të ëmbël për vogëlushin e saj Tian.

“Tian, hape të gjitha portat e shpirtit tim. Të don mami”- shkruante këngëtarja për të birin në albumin e saj të ri.