“BEZDISEM KUR NJERËZIT MË THËRRASIN MISS”/ Hygerta Sako flet hapur (FOTO) – AlpeGossip
“BEZDISEM KUR NJERËZIT MË THËRRASIN MISS”/ Hygerta Sako flet hapur (FOTO)

“BEZDISEM KUR NJERËZIT MË THËRRASIN MISS”/ Hygerta Sako flet hapur (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme Kastro Zizo ja kishte dedikuar emisionin e tij, “Late Night Show”, vajzave dhe grave të suksesshme në profesionin e tyre. Ndër to ishte e ftuar edhe moderatorja sportive Hygerta Sako. Që nga viti 1995, kur u shpall fituese e ‘Miss Albania’, Hygerta vazhdon të identifikohet si ‘miss’.

Por mbrëmjen e djeshme në emision ajo ka treguar se nuk i pëlqen aspak kjo si nofkë. Sako tha se do t’i pëlqente më shumë ta quanin moderatore apo gazetare, sepse nëse i thërrasin ‘miss’ i duket sikur e shajnë.

“Nuk po shpëtoj akoma nga kjo nofka, po shkojnë 24 vjet. Nuk mund të quhem më ‘miss’ po ka mbetur në mendjen e njerëzve. Më bezdis pak se do doja të më thoshin diçka tjetër, gazetare, moderatore, vajzë e zgjuar, se kur me thonë ‘miss’ duket sikur më shajnë”, – është shprehur Hygerta. Më pas ajo tha se i gjithë problemi qëndron tek shoqëria, që i paragjykon vajzat e bukura si jo të zgjuara. Megjithatë Hygerta shtoi se sipas saj bukuria nuk ka lidhje me zgjuarsinë, sepse ka shumë vajza që i kanë të gjitha cilësitë. Kujtojmë se prej gati 5 vitesh Hygerta është drejtuese e emisioneve sportive në ‘RTSH’ dhe është shumë e kënaqur me profesionin e saj.