“TREGU” I NDRYSHUAR TELEVIZIV/ Sezoni i ri në SHTATOR: Të gjithë lëvizjet e BUJSHME të prezantuesëve – AlpeGossip
“TREGU” I NDRYSHUAR TELEVIZIV/ Sezoni i ri në SHTATOR: Të gjithë lëvizjet e BUJSHME të prezantuesëve

“TREGU” I NDRYSHUAR TELEVIZIV/ Sezoni i ri në SHTATOR: Të gjithë lëvizjet e BUJSHME të prezantuesëve

Sezoni i ri televiziv që do të nisë këtë shtator do të sjellë ndryshime të mëdha në ekranet tona. Prej disa muajsh ka nisur merkato e programeve dhe moderatërove, të cilët po lëvizin nga njëri televizion në tjetrin, duke lidhur kontrata të reja për vitin në vijim. Disa prej programeve nuk do të transmetohen më, e të tjerë do të zëvendësohen duke shtyrë oraret që kishin deri tani. Xing.al sjell për ju listën e emisioneve që do t’ju mbajnë të gozhduar përpara ekranit këtë sezon të ri që nis në shtator.

“Xing me Ermalin”

Pas një sezoni të suksesshëm në Tv Klan, moderatori Ermal Mamaqi ka lajmëruar në profilin e tij në Instagram se emisioni humorit do të nisë sërish këtë sezon. Ai ka publikuar një video promo të programit, ku njofton ndjekësit se ‘Xing me Ermalin’ do të vijë shumë shpejt. Mbetet vetëm të mësojmë datën e transmetimit.

“Duplex”

Pas largimit të moderatorit Turjan Hyska nga Vizion Plus, u mësua se ai mori me vete në Tv Klan edhe emisionin e tij të humorit ‘Apartamenti 2XL’ dhe trupën e aktorëve të programit. Këtë shtator Turi do të sjellë në Tv Klan emisionin ‘Duplex’, me format pothuajse të njëjtë me ‘Apartamentin 2XL’.

“Familja”

Përveç Duplex, Turjan Hyska nuk do të ndalet me kaq. Ai ka lajmëruar se në Tv Klan do të sjellë edhe emisionin e ri ‘Familja’, program i cili do të përfshijë lojra mes pjestarëve të një familjeje. Ata mund të konkurojnë me njëri-tjetrin dhe në fund do të shpallet një fitues.

“Dance with me 5”

Edicioni i 5 i Dance with me do të nisë më datë 10 këtë shtator në Tv Klan, siç ka lajmëruar edhe prezantuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu. Është bërë e ditur se këtë sezon do të ketë ndryshime në stafin e emisionit, pasi pjesë e jurisë do të bëhet një nga balerinët me famë ndërkombëtare, Kledi Kadiu.

“Celebrity Farm”

Emisioni i ri që pritet të nisë në shtator do të prezantohet nga moderatorja e njohur Alketa Vejsiu. Celebrity Farm, ose ndryshe Ferma e Vipave do të jetë një program që përfshin figura të njohura të showbizit shqiptar. Detaje të tjera për këtë emision pritet të mësojmë në ditët në vijim.

Emision i ri në Tv Klan

Pas largimit nga ‘InTV’, moderatori i njohur Albi Isakaj do ti bashkohet Tv Klan. Pasi mori pjesë sezonin e kaluar në ‘Dance with me’, duket se Albi ka ndërmend të qëndrojë më gjatë në Klan. Dy muaj më parë ai deklaroi në një intervistë se do ti bashkohet Tv Klan me një emision të tijin, të cilin mbetet ta zbulojmë në vazhdimësi.

Emision i ri në Top Channel

Pas largimit nga ‘Portokalli’, Bes Kallaku dhe Erion Isai do të nisin një emision të vetin, për të cilin prej kohësh kanë filluar përgatitjet. Erion Isai është shprehur se dyshja do të sjellë një produkt të saktë dhe afatgjatë, që nuk është aspak një sipërmarrje e lehtë. Sipas burimeve për ‘Radio NRG’, Besi dhe Erioni janë parë në ambjentet e Top Channel, ku mendohet se kanë lidhur një kontratë për programin e ri.

“E diell”

Këtë sezon programi ‘E diell’ në Top Channel aludohet se do të moderohet nga bukuroshja Fjoralba Ponari dhe Edi Manushi, i cili mbylli përfundmisht këtë sezon marrëdhënien e tij me programet sportive.

“Natën vonë”

Programi i darkës nga moderatorja dhe producentja e tij, Jonida Shehu. Pas lëvizjes nga ‘Ora News’, ajo do ta marrë me vete këtë program në Top Channel.

“Ftesë për 5”

Programi i ri i pasdites nga Bieta Sulo. Moderatorja publikoi në profilin e saj në Instagram promon e këtij emisioni, i cili pritet të nisë shumë shpejt në Top Channel.

“Top Talk”

Emisioni i ri me tema aktuale dhe çdo ditë një të ftuar, i prezantuar nga Denis Dyrnjaja. Programi do të transmetohet çdo ditë në orën 15:45 në Top Channel.

Emision i ri në Top Channel

Pas largimit nga ‘News 24’, gazetarja e ‘Studio e hapur’, Eni Vasili, do të kalojë në Top Channel. Burime për ‘Who’ kanë bërë të ditur se ajo ka nënshkruar një kontratë me këtë televizion. Ende nuk dihet nëse programi do të mbajë sërish emrin ‘Studio e hapur’, apo do të ketë një emër të ri.

Emision i ri në Top Channel

Pasi mohoi largimin nga Tv Klan, moderatorja e njohur Arjola Shehu u kap mat dy ditë më parë në ambjentet e Top Channel. Mendohet se sezoni i ri për Arjolën këtë vit do të nisë në Top Channel. Mbetet ende të presim për emisionin që moderatorja do të sjellë.

Emision i ri në ‘News 24’

Në sezonin e ri televiziv në shtator, Adi Krastën do ta shohim sërish në ekran. Burime për ‘Iconstyle’ kanë mësuar se ai do të nisë një emision të ri në ‘News 24’. Krastës do ti bashkohet edhe Sonila Meço, Genta Popa, Juli Kristafi dhe Denisa Pasholli.