Viti i dasmave VIP/ Rozana Radi martohet me partnerin pas 6 vitesh lidhje – AlpeGossip
Viti i dasmave VIP/ Rozana Radi martohet me partnerin pas 6 vitesh lidhje

Viti i dasmave VIP/ Rozana Radi martohet me partnerin pas 6 vitesh lidhje

Këngëtarja e njohur Rozana Radi prej 6 vitesh është në një lidhje me oficerin e Policisë Gjyqësore të Tiranës, Shpëtim Karakushi. Lidhja e tyre u bë publike 2 vite më parë, teksa ata u shfaqën krah njëri-tjetrit në Pallatin e Kongreseve, kur Rozana fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja ishte e ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’, ku u pyet për fëmijët nëse kishte apo jo një partner në jetën e saj. Rozana tregoi se prej disa kohësh kishte në krahët e saj dikë që e bënte të qeshë dhe të ndihet mirë.

Moderatorja Alketa Vejsiu e pyeti Rozanën nëse kishin në plan të merrnin një hap për lidhjen e tyre.
“Çfarë? Të ndahemi thua?”- tha këngëtarja me shaka.

Më pas ajo pranoi se e kishin në plan martesën dhe do të ndodhte shumë shpejt, ndërsa për të pasur një fëmijë, Rozana tha se do të dëshironte të vinte kurdo që ta kishte shkruajtur Zoti.