Së shpejti vjen dokumentari për jetën e Rihannës – AlpeGossip
Së shpejti vjen dokumentari për jetën e Rihannës

Së shpejti vjen dokumentari për jetën e Rihannës

Dy vite pasi Rihanna miratoi realizimin e një dokumentari mbi jetën e saj, regjisori Peter Berg zbuloi se filmi do të arrijë brenda disa muajsh.

Në prill të vitit 2016, Berg tha se po punonte në një dokumentar për Rihannën.

Ndërsa pritej që të dilte në vitin 2017, Berg tha për Slash Film se dokumentari do të vijë brenda dy muajsh.

“Unë mendoj se ajo është një grua e re e jashtëzakonshme. Etika e punës, talenti, fati, shkathtësia, vizioni. Rihana është një grua me të vërtetë interesante dhe filmi do vijë për rreth një muaj e gjysmë, dy muaj,-tha regjisori.

Berg më parë tha se dokumentari do të siguronte një ‘pamje pa filtër’ të jetës së Rihannës dhe se si ajo arriti të bëhej një ikonë globale.

Përveç dokumentarit, Rihanna thuhet se po filmon një projekt të quajtur “Guava Island” në Kubë me regjisorin Hiro Murai.