SQAROHET ME EINXHEL/ Beatrix: Jam fyer që doli jashtë njeriu që doja të mbaja më shumë brenda – AlpeGossip
SQAROHET ME EINXHEL/ Beatrix: Jam fyer që doli jashtë njeriu që doja të mbaja më shumë brenda

SQAROHET ME EINXHEL/ Beatrix: Jam fyer që doli jashtë njeriu që doja të mbaja më shumë brenda

Në bisedën me Beatrixën, Einxheli ka folur për daljen e DJ Dagz dhe përplasjen me Donaldin. Einxhel tha se tek zinxhiri, Donaldi i pa të gjithë vetëm që të mos thoshte emrin e saj dhe të Dagzit, ndërsa Beatrix i bëri të qartë se nuk pritej një gjë e tillë.

Beatrix: Ju keni folur, nuk po merrja vesh asgjë. Nga komplet qëndrimet nga përpara ndryshe, u kthyen komplet të kundërta. Ne kemi qenë bashkë, i kemi diskutuar të gjithë ato muhabete.

Einxhel: Unë të gjithë problemin dhe frikën e kam pasur me ty dhe nëse gjërat do kishin qenë ndryshe, unë atë natë që jemi përqafuar para se të iki tek suita me Dagzin që ka qenë nata e fundit, nuk do ti kisha thënë gjërat që të thashë. Kam kuptuar që diçka po vinte.

Beatrix: Kjo është loja. Këtu është e papritur.

Einxhel: Jo me çdokënd.

Beatrix: Asnjë nga ne nuk e dinte si do të shkonte gjëja.

Einxhel: Kjo që ndodhi e prisja që do ndodhte që para vitit të ri.

Beatrix: Një ditë do të ndodhte.

Einxhel: Nuk kishte pse të ndodhte.

Beatrix: Njerëzit që në fillim kanë ardhur e kanë thënë, jemi kundër çifteve.

Einxhel: Ka parë çdo kënd që mos të thojë emrin tim e të Dagzit.

Beatrix: Nuk e di, thjesht di që Dagzin e do. Atë që kisha për Egzonën, e bëra me shpirt se jam ndjerë keq por që të ngelja në atë formë që njeriun që doja të mbaja më shumë brenda, të dilte jashtë, më ka fyer.