“PUBLIKU E SHIKONTE…”/ Antonela bën deklaratën e fortë për banorët dhe Beatrix: Themeluesit e shtëpisë jashtë – AlpeGossip
“PUBLIKU E SHIKONTE…”/ Antonela bën deklaratën e fortë për banorët dhe Beatrix: Themeluesit e shtëpisë jashtë

“PUBLIKU E SHIKONTE…”/ Antonela bën deklaratën e fortë për banorët dhe Beatrix: Themeluesit e shtëpisë jashtë

Edhe pse ka dalë nga “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, nuk ngurron që të tregojë banorin që mbështet brenda shtëpisë. E ajo është Beatrix Ramosaj, për të cilën bën edhe postime në rrjetet e saj sociale.

Fillimisht ish-banorja e BB VIP ka bërë repost një fotografi të këngëtares ku bashkëngjitur me të shkruan: “#support Trixa. Miss you” (Mbështesim Trixën, më mungon).

Pas këtij postimi, duket se Antonela ka marrë shumë mospëlqime nga ndjekësit e saj. Për këtë arsye, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka vendosur t’u kthejë atyre përgjigje.

Berisha ka bërë një deklaratë lidhur me mbështetjen e saj për Beatrix si dhe ka sulmuar banorët e tjerë.

Përmes postimeve në “Instastory”, Antonela ka shkruar se fokusi duhet të jenë banorët që sipas saj ‘po vjellin vrer ana anës’.

“Njerëz, pse nuk merreni me faktin që ka disa banorë të stazhonuar në atë shtëpi që po vjedhin vrer ana anës për njerëz që rrinë gjatë gjithë ditës se sa merreni me faktin se kë suportoj unë! Themeluesit e shtëpisë jashtë. Falsiteti në kulm, por fytyra po i del gjithkujt”, ka shkruar ajo, duke mos përmendur emra se kujt i referohet.

Më pas, ish-banorja ka krahasuar situatën e Beatrix dhe Donaldit, me trekëndëshin e saj të dashurisë në “Për’puthen” duke u shprehur se e kupton shumë mirë atë.

“Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unë jam sot pranë saj”, ka shkruar më pas Berisha, duke e mbyllur deklaratën e saj me një thumb për ata që ajo i quan ‘pseudovipa që duan të fitojnë followers’

“Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situate që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë ca followers”