Dietologia e njohur Blerina Bombaj është shumë aktive në Instagram, ku numëron mbi 300 mijë ndjekës. Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shikojmë zakonisht në rrjete sociale, Blerina pasqyron jetën familjare ashtu siç është, pa filtra.
Videot e saj, ndonëse të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë tre fjalë kyçe: familje, ushqim dhe dashuri. Dietologia filmon momente spontane pranë dy fëmijëve, Anastasia dhe Dini, ndan me ndjekësit receta të shëndetshme ushqimore dhe këshilla.
Përse na bën të lumtur Instagrami i Blerinës? Në një botë ku të gjithë rendin pas perfektes, Instagrami i saj përfaqëson të thjeshtën dhe të vërtetën. Ajo filmon veten, fëmijët (rrallëherë dhe të shoqin) në ambientin e tyre familjar dhe duke u treguar vetëvetja. Mes tyre nuk mungojnë batutat, të qeshurat apo gjithçka që ndodh në një familje normale shqiptare, por që jo të gjithë kanë guximin t’i publikojnë në rrjet.
Më poshtë po iu sjellim disa video nga Instagrami i Blerinës: