Ç’donte të thoshte Elvana Gjata me ‘duhet të dilja nga shpella’ në koncertin e saj? – AlpeGossip
Ç’donte të thoshte Elvana Gjata me ‘duhet të dilja nga shpella’ në koncertin e saj?

Ç’donte të thoshte Elvana Gjata me ‘duhet të dilja nga shpella’ në koncertin e saj?

Kur Elvana Gjata po mendonte të bënte një recital me këngët e albumit të saj të ri, bashkë me Dalina Buzin vendosën të realizojnë një koncert ndryshe, një rikthim i denjë ‘që do ta nxirrte nga shpella’ këngëtaren.

Vetë Elvana e tha diçka të tillë gjatë koncertit me 100 të ftuar zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në ish-hotel Sheraton në Tiranë dhe nuk vonoi që gazetarët e pranishëm në koncert të aludonin. Çfarë donte të thoshte Elvana me ‘shpellën ku ka qenë futur’?

Eni Shehu i ftuar në emisionin e Rudinës aludoi se një koment i tillë lidhet me ndarjen e Elvanës nga Threedots dhe kjo metaforë lidhet me ‘izolimin’ e saj brenda shtëpisë diskografike me të cilën ka bashkëpunuar prej 10 vitesh.

“3” EP

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Një aludim i tillë megjithatë është kundërshtuar nga Rudina. Sipas saj Elvana ka qenë prej disa kohësh e shkëputur nga jeta publike, deri pak muaj më parë kur erdhi pas një pauze të gjatë me projektin e parë ndërkombëtar ‘Forever is Over’. ‘Shpella’ sipas saj simbolizon këtë distancim nga publiku, që ishte mësuar të shihte më shumë prej saj.

“3” EP

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

“Ishte rritur shumë, kishte ndryshuar, mënyra si komunikonte, mendimet që ndante. Ishte rritur si artiste dhe e reflektonte këtë gjë,” tregonte Rudina që po ashtu sihte prezente në koncert, si për të thënë që ky pushim i ka mirë këngëtares, për t’u rikthyer edhe më e pjekur para publikut.