Aktorja e Portokallisë: Edhe në jetën reale bëj diçka si Bukra – AlpeGossip
Aktorja e Portokallisë: Edhe në jetën reale bëj diçka si Bukra

Aktorja e Portokallisë: Edhe në jetën reale bëj diçka si Bukra

Personazhi i Bukrës në Portokalli është ndër më të spikaturit, ndaj sezon pas sezoni nuk mund të mungojë. Sa herë vjen në dialog me personazhe të tjerë, është e vështirë që Bukra të mos prodhojë të qeshura pa fund në publik.

Albana Perhati, aktorja që luan rolin e Bukrës, ishte sot e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, së bashku me Xhemi Shehun dhe Ledio Lakon. Mes shumë personazheve që ka sjellë në Portokalli gjatë viteve, Albana zgjedh pikërisht Bukrën si personazhin e saj më të spikatur. Kjo, jo vetëm sepse ajo është zonja që mezi e presin të gjithë, por edhe sepse shumë batuta të saj, tashmë imitohen gjerësisht edhe në opinionin publik.

Gjithashtu, edhe për vetë Albanën, Bukra është dominuese, ndodnjëherë edhe në përditshmërinë e saj: “Bukra më pëlqen më shumë. E shijoj kaq shumë atë personazh, saqë kam filluar të flas ndonjëherë si ajo. Më shpëton ndonjëherë…” – rrëfen aktorja me të qeshur pas pyetjes cilin personazh pëlqen më shumë nga rolet e saj. “Larg qoftë”, – shton, nëse do të sillej si Bukra, por gjithsesi mbetet një prej personazheve më të dashur të Portokallisë.

Edhe Ledio Lako mendon po njëlloj me Albanën. Për ta ngacmuar, ai thotë se ndonjëherë, Albana edhe sillet si Bukra, ashtu siç bën ai shpesh si Ramadani apo si Kapo.

Është bukur të jetosh si personazhi, qoftë edhe për disa minuta në ditë, qoftë edhe vetëm me një batutë…