“BUZËQESH QERSHI…”/ Kejvina pranon se ka kryer ndërhyrje estetike në këtë pjesë të trupit – AlpeGossip
“BUZËQESH QERSHI…”/ Kejvina pranon se ka kryer ndërhyrje estetike në këtë pjesë të trupit

“BUZËQESH QERSHI…”/ Kejvina pranon se ka kryer ndërhyrje estetike në këtë pjesë të trupit

Modelja Kejvina Kthella është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbiz-it, e cila tërheq shpesh vëmendjen me pozat e saj në rrjete sociale.

Bukuroshja e ekranit ka udhëtuar për në destinacionin më të lakmuar këtë periudhë, Dubain ku edhe po e feston ditëlindjen bashkë me Arta Elezajn e të tjerë.

Së fundmi, Kejvina na ka treguar përmes një videoje të realizuar në rrjete sociale se ka kryer një ndërhyrje estetike. Pa komplekse dhe pa tërësisht pa doreza, ajo ka lënë të kuptohet se ka bërë një ndërhyrje në buzë.

“Buzët si qershi nga (emri i doktorit italian)”, ka shkruar modelja të cilës mesa duket po i pëlqejnë aq shumë buzët e saj “të reja”.

Në llogarinë e Kejvinës në Instagram shohim shpesh poza provokuese, ku tregon linjat seksi e format bombastike që shumica ia kanë zili.

Shumë herë modelen e kanë akuzuar për photoshop, duke pretenduar se ajo nuk është fiks ashtu siç shfaqet në foto.
Këto komente Kejvina i ka marrë gjithmonë me sportivitet dhe më herët i ka vendosur pikat mbi “i” të gjitha këtyre fjalëve. Me një video të publikuar në InstaStory, modelja i ka bërë të gjithë të flasin me vete teksa ka treguar trupin në një video ku s’mund të bënte photoshop.