“E DUA CELULITIN TIM…”/ Këngëtarja shqiptare tregon pa komplekse trupin e saj (FOTO) – AlpeGossip
“E DUA CELULITIN TIM…”/ Këngëtarja shqiptare tregon pa komplekse trupin e saj (FOTO)

“E DUA CELULITIN TIM…”/ Këngëtarja shqiptare tregon pa komplekse trupin e saj (FOTO)

Eleni Fouriera, këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar në “Instagram” një foto të saj me rroba banjo, pa filtra dhe pa ‘photoshop”, duke treguar kështu pa komplekse trupin e saj.

“E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Artistja synon që përmes këtij postim të përcjellë mesazhin te të gjitha gratë dhe vajzat, ta duan trupin e tyre dhe t’i pranojnë “defektet” që mund të kenë.

Reagimi i Foureira-s vjen pas deklaratës që bëri politikania greke, Afërdita Latinopoulou, e cila shprehu kundërshtimin e saj ndaj grave që tregojnë pjesë të pa depiluara të trupit, ndërsa kritikoi faktin, që disa burra zgjedhin të vishen ose të grimohen si gra.

Së fundmi, ajo ka publikuar një këngë me videoklip në bashkëpunim me Mad Clip, që mban titullin “Mporei”.
Në këtë projekt, Eleni mori të gjithë vëmendjen teksa shfaqet mjaft provokuese dhe madje në njërën nga skenat e videoklipit, ajo erdhi topless.

“Pas shumë mundi dhe energjie që i dhamë atij projekti, “Mporei” është publikuar në YouTube, O Zot i madh! Jam e gëzuar që t’ua prezantoj videoklipin tonë të ri së bashku me mikun dhe artistin e dashur Mad Clip. Shpresoj se do ta duani aq shumë sa ne”, ka shkruar Eleni pas publikimit të klipit në ‘’Youtube’’.