Gjërat po bëhen serioze: Majku fotografohet në darkë romantike me të dashurën (Foto) – AlpeGossip
Gjërat po bëhen serioze: Majku fotografohet në darkë romantike me të dashurën (Foto)

Gjërat po bëhen serioze: Majku fotografohet në darkë romantike me të dashurën (Foto)

Prej ndarjes nga Majlinda Zeka, Majku është munduar ta mbajë sa më të fshehtë jetën e tij sentimentale, por duket se nuk ia ka dalë dot të fshehë për shumë gjatë lidhjen e tij të re.

Prej disa muajsh, reperi i njohur duket se është në nëj lidhje me një tjetër bukuroshe: fashionista e rrjeteve sociale, Melita Nushi.

Dyshja është fotogarfuar disa herë në rrugë duke ecur pranë njëri-tjetrit, por së fundmi janë kapur sërish mat dhe tashmë në ambientet e një restoranti.

Majku dhe Melita kanë shijuar një darkë romantike pas festës së Shën Valentinit dhe janë fotografuar së bashku.

Në fotot e publikuara nga “Prive.al” reperi dhe bukuroshja Nushi shihen të ulur përballë njëri-tjetrit, me shumë gajsa për të mos tërhequr më shumë vëmendjen e të pranishmëve në lokal.